Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i arrestuar për therje në sheshin “Nënë Tereza”

Një person është arrestuar për një therje me thikë më 25 maj në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Sipas raportimit të policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, dhe gjendja e tij është stabile.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.