Një person është sulmuar fizikisht rreth orës 23:00 të hënën, ka njoftuar policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Simon Shiroka” në Prishtinë.
Viktima F.Sh., mashkull, shtetas i Kosovës, ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm.
Lidhur me rastin është arrestuar K.B mashkull, 26 vjeç, shtetas i Kosovës, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar më tej në fazat e tjera, ka njoftuar policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Dy policë sulmohen në Prishtinë, i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt
-
Sulmuan dy gra dhe një burrë, arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë
-
Sulmohen dy policë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari