Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i arrestuar në Prizren, i konfiskohet edhe një AK-47

Gjatë ditës së djeshme në Prizren, është raportuar për tre meshkuj të cilët kanë kanosur një mashkull tjetër.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, janë bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse me ç’rast policia ka konfiskuar një armë zjarri AK-47 me një karikator me 15 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit një i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.