Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollimit të tij dhe shtëpisë së tij i janë gjetur dhe konfiskuar 130 euro para të gatshme, rreth 63 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe dy bimë të Kanabis Sativa.
Sipas njoftimit të Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar një mashkull K-Shqiptar pasi tek i cili është gjetur rreth 1.2 gram substancë narkotike e llojit marihuanë që e kishte blerë nga i dyshuari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq në Ferizaj një person ka raportuar se deri sa ishte duke pastruar rreth një muri kishte gjetur një pako të dyshuar.
Njësia policore ka dal në vendin e ngjarje dhe kanë bërë konfiskimin e pakos me peshë 566.5 gram e mbushur me substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar.