Një grua ka vdekur mesditën e së premtes pasi ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë-Kosovë.
Policia e Kosovës ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.
“Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorin përkatës janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë për KOHËN zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.