Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua raporton se ishte dhunuar para tre muajsh

Një grua ka raportuar në Polici në Shtime se në janar të këtij viti ishte dhunuar.

Ajo ka thënë se i dyshuari ishte i panjohur për të.

Policia ka nisur hetimet për rastin.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se para tre muajsh ishte dhunuar nga një i dyshuar i panjohur për të. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti në procedurë hetimore”, njoftoi PK-ja në raportin ditor.