Një grua ka raportuar në polici se ishte sulmuar seksualisht nga një burrë në Podujevë.
Por, burri në polici ka mohuar se është takuar me të në kohën kur gruaja ka pretenduar.
Rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe nuk ka pranuar që është takuar me viktimën në intervalin kohor të pretenduar nga viktima. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshohet për sulm seksual, dërgohet në mbajtje një burrë në Podujevë
-
Podujevë, burri raporton se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja
-
Arrestohet e pastaj lirohet një i dyshuar për sulm seksual në Podujevë
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual
-
Arrestohet për sulm seksual, pas intevistimit lirohet në procedurë të rregullt