Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua në Çagllavicë raporton se i është përdhunuar vajza, arrestohet i dyshuari

Ilustrim

Ilustrim

Një grua në Çagllavicë ka raportuar në Polici se vajza e saj, e mitur, është përdhunuar nga një i dyshuar. Pas raportimit, i dyshuari është arrestuar, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të së mërkurës.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Çagllavicë 20.02.2023 – 20:30. Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur është përdhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. Njësitet policore të hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.