Një grua nga fshati Boscë i Kamenicës është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ka njoftuar Policia e Kosovës, duke iniciuar rastin “person i zhdukur”.
Në njoftimin policor thuhet se gruaja ka probleme psikike dhe kjo nuk është hera e parë që është larguar nga shtëpia.
“Ankuesja femër ka raportuar se viktima kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses, viktima ka probleme mendore dhe disa herë me parë është larguar nga shtëpia”, thuhet në njoftimin policor.