Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua dërgohet në strehimore pas sulmit fizik nga bashkëshorti që arrestohet

Një grua është dërguar në strehimore pasi është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në Skenderaj.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se rasti ka ndodhur më 23 prill rreth orës 21:00, transmeton Koha.net.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se në shtëpi është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor është dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë pk.