Rreth 2 ton drogë janë gjetur paraditen e sotme pranë ishullit të Sazanit gjatë kontrollit detar pas ndërprerjes së operacionit një ditë më parë për shkak të detit të trazuar.
Gjatë orëve të paradites së djeshme një anije iu afrua gomones së ngarkuar me hashash, por pa mundur të përmbyllë operacionin. Mjeti është i gjatë rreth 9 metra, me dy motorë të fuqishëm 300 k/c, njëri prej të cilëve ka rënë në det nga përplasja me shkëmbin, raporton Tch.
Burimet shtojnë gjithashtu se trafikantët, për të cilët ende nuk ka asnjë informacion, mund të jenë shpëtuar nga ndonjë mjet i vogël që u ka ardhur në ndihmë, ose edhe të jenë mbytur.
Në dy ditë ky ka qenë rasti i tretë që gjendet një gomone në zonën e Vlorës. Të premten, një mjet lundrues u gjet në zonën e Petroliferës, dhe një tjetër në pyllin e Akërnisë, të dyshuara se përdoreshin për transport të lëndëve narkotike.
-
Kapet gomonia në Itali që transportonte drogë me vlerë 2 mln euro, tre të arrestuar, njëri shqiptar
-
Pas 5 orë ndjekje në ujërat e Vlorës, “Delta Force” dhe GDF kapin gomonen, në kërkim skafistët
-
Sekuestrohet në Brindizi gomonia me 334 kg drogë, arrestohet shqiptari
-
Kapet në Itali gomonia me 1,5 tonë kanabis, prangosen 2 skafistët shqiptarë
-
Dy të arrestuar për gomonen e kapur me gjysmë toni hashash