Policia ka arrestuar autorët e dyshuar të tentativës së trafikimit të 500 kg hashash që u gjetën në një gomone në grykëderdhjen e Vjosës.
Të arrestuarit janë A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.
Dyshohet se këta shtetas janë poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapet gomonia në Itali që transportonte drogë me vlerë 2 mln euro, tre të arrestuar, njëri shqiptar
-
Sekuestrohet në Brindizi gomonia me 334 kg drogë, arrestohet shqiptari
-
Kapet në Itali gomonia me 1,5 tonë kanabis, prangosen 2 skafistët shqiptarë
-
“Piramida” konfiskon 33 kg drogë, arrestohen dy të rinj
-
Kapet në Itali gomonia e fuqishme dhe 4 skafistët shqiptarë me 2.5 ton marihuanë