Në rrugën “Vojvoda Putnik” në veri të Mitrovicës, të martën (19.02.2019), një qen ka kafshuar një fëmijë të nacionalitetit serb.
“Raportohet se viktima moshës e mitur, serb i Kosovës, ka pësuar lëndime trupore nga një kafshim i një qeni të cilin e shëtiste një femër e panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.