Fatal ka qenë një aksident me makinë për një grua. Tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Derisa ka qenë duke drejtuar makinën e saj, Shkoda Fabia, një grua ka shkaktuar vetëaksident në fshatin Mazgit në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë, në orën 21:42. Me të, në veturë kanë qenë edhe dy fëmijë të gjinisë mashkullore dhe një femër tjetër.
Lajmin e ka bërë me dije sot, Policia e Kosovës.
“Raportohet se e dyshuara femër shqiptare gjersa ka qenë duke drejtuar veturën Shkoda Fabia, për shkaqe të panjohura është vetë aksidentuar. Drejtuesja dhe tre pasagjer; dy fëmijë meshkuj shqiptar dhe një femër shqiptare kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKUK. Si pasoj e lëndimeve viktima femër ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë
-
Një grua humb jetën në vetaksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Katër viktima në 24 orë nga aksidentet në Kosovë
-
Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident trafiku në Klinë
-
Vdes një grua në një vetaksident në Prizren, dy të tjerë lëndohen