Një e mitur në Drenas dyshohet se është dhunuar. Sipas raportit të Policisë, në dijeni ka qenë edhe një grua tjetër, porse për të njëjtën raportohet se nuk ka ndërmarrë asgjë.
Policia njofton se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Viktima është dërguar në strehimore dhe duhet të bëjë ekzaminim mjeko-ligjor”, thuhet në raport.
Ndërkaq një tentim dhunimi ka ndodhur në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë. Lidhur me rastin është arrestuar një person.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshohet për dhunimin e një të miture në Lipjan
-
Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se e dhunoi një të mitur
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Drenas
-
E mitura raporton se u ngacmua seksualisht nga një person
-
Raportohet për dhunimin e një vajze të mitur në Fushë-Kosovë