Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një e mitur kërcen nga kati i tretë i një shtëpie

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur në Kaçanik, dje në mesditë ka kërcyer nga kati i tretë i një shtëpie, në rrethana ende të panjohura ku dhe ka marrë lëndime trupore.

Ajo është gjuajtur në tokë nga një shtëpi e pabanuar.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, njofton policia.