Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një djalë ther me thikë një vajzë të mitur në Prishtinë

Në rrugën “Tahir Zajmi” gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një therje me thikë.

Siç raporton policia, therja ka ndodhur mes dy të miturve, ku një djalë ka therur një vajzë.

“I dyshuari i mitur mashkull ka sulmuar fizikisht duke therur me thikë viktimën e mitur femër”, thuhet në raportin e sotëm policor, transmeton Koha.net.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.