Me dëgjimin e dy dëshmitarëve ka vazhduar seanca gjyqësore në rastin kundër Naser Pajazitajt, i akuzuar se në vitin 2015 me armë e në mënyrë mizore e kishte privuar nga jeta të ndjerën Donjeta Pajazitaj.
Në dëshminë e tij H.P. në disa pyetje të parashtruara nga ana e prokurores, trupit gjykues dhe nga avokati i të akuzuarit, ka dhënë përgjigje të rrejshme të cilat nuk përputhen me përgjigjet e tij të dhëna më 2019-n në Polici.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe urdhër të prokurores, Valbona Haxhosaj, ai është dërguar në mbajtje për dëshmi të rrejshme.
Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i së ndjerës Donjeta Pajazitaj, ka thënë se më në fund drejtësia ka marrë rrugën e drejtë për ta zbuluar vrasjen e motrës së tij.
Gëzim Kollqaku, avokati i të akuzuarit Naser Pajazitaj, ka thënë se dëshmitarët në këtë seancë edhe më tepër e forcuan bindjen se klienti i tij është i pafajshëm .
Seanca e radhës për rastin e Naser Pajazitajt pritet të mbahen në fund të këtij muaji.