Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një burrë rrëmben një grua në Gjakovë, arrestohet

Një burrë është arrestuar dje në Gjakovë pasi ka rrëmbyer një grua, dhe më pas e ka sulmuar edhe fizikisht, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari, burrë shqiptar, pasi i njëjti kishte futur me dhunë viktimën, grua shqiptare, në veturën e tij dhe e kishte dërguar në një pyll jashtë qytetit ku e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më pas, PK thotë se i dyshuari e kishte kthyer viktimën në qytet dhe e kishte lënë në rrugë.

I dyshuari është ndaluar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.