Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një burrë në Prizren lëndon kokën në vendin e tij të punës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Prizren, derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, ka pësuar lëndime në kokë.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër ka pësuar lëndime në kokë nga një pjesë e një pajisje me të cilën ishte duke punuar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.