Një person në Prizren ka marrë lëndime të rënda trupore, derisa ishte duke punuar në një punishte, njofton Policia e Kosovës.
I lënduari është dërguar për trajtim në QKUK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prizren, 08.09.2021 – 10:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore deri sa ishte duke punuar në një punishte. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkohë në një rast tjetër, në Gjakovë, të martën një person ka marrë lëndime në kokë, pasi është goditur nga një kornizë metalike që kishte rënë nga rrethoja e një objekti. Ai është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa një i dyshuar është intervistuar nga policia.
“Gjakovë, 07.09.2021 – 17:15. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi që i njëjti gjersa ishte duke ecur pranë një objekti në ndërtim, nga rrethoja e objektit kishte rënë një kornizë metalike duke e goditur viktimën në kokë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësorë. Është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.