Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një burrë në Pejë ushtron dhunë ndaj gruas e më pas pengon zyrtarët mjekësorë e policorë

Një burrë në Pejë është arrestuar, pasi të hënën ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje, e më pas, derisa asaj po i ofrohej ndihmë mjekësore, ka penguar edhe stafin mjekësor dhe zyrtarët policor, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë të martën.

Pas kësaj, ai është arrestuar.

“Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.