Një burrë në Gjakovë dyshohet ta ketë dhunuar vajzën e tij të mitur dhe ta ketë sulmuar seksualisht vajzën tjetër.
Siç ka bërë të ditur në një përgjigje për Kohën zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Gjurkaj, rastin në Polici e ka raportuar nëna e viktimave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se i dyshuari është arrestuar dhe po mbahet në ndalim policor për 48 orë.
“Me datë 07.02.2022, në ora 11:20 në Sektorin Rajonal për Hetime ka ardhur ankuesja (nëna) së bashku me dy vajzat e saja të moshës së mitur (2006 dhe 2007) për të raportuar rast dhunimi. Bazuar në intervistën e saj bashkëshorti (i përkatësisë ashkali) i saj gjegjësisht babai i viktimave kishte dhunuar njërën vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetrën në mënyrë të vazhdueshme (por që datat e sakta nuk ju kujtohen). Dy viktimat e mitura janë intervistuar në prezencën e Prokurorit të Shtetit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, prindit-nënës si dhe avokatëve mbrojtës. Personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, ka thënë ai.