Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Prishtinë të hënën pasi që ishin rrahur mes vete.
Në raportin e Policisë vepra është cilësuar si “dhunë familjare”.
Të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm