Një 85-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë në mbrëmjen e së enjtes.
Sipas njoftimit të policisë, trupi i pajetë është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri.
Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zahiti, bëri të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Në orët e mbrëmjes të datës 21 prill 2022, në Stacionin Policor në Vushtrri, nga ana e familjarëve është raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre është gjetur pa shenja jete viktima e moshës 85 vjeçare. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i rastit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Zahiti.