Një 85-vjeçar është gjetur i vdekur sot në një pus në Malishevë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Koha.net duke thënë se dyshohet se është vetëvrasje.
“Sot në ora 08:30 stacioni policor në Malishevë është informuar për një rast “Hetim i vdekjes”. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ka të bëjë me një person të moshës 85 vjeçar i cili është gjetur i vdekur në një pus. Dyshimet e para janë se viktima në orët e hershme të mëngjesit ka dal nga shtëpia dhe dyshohet se është hedhur vet në pus. Policia Rajonale nga Gjakova po merret me hetim të rastit”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i moshuar gjendet i vdekur në banesën e tij në Gjakovë
-
Autoritetet nisin hetime për tri vdekje brenda një dite në Kosovë
-
Policia po e heton vdekjen e një burri në Malishevë, i biri e gjeti të rrëzuar
-
Gjendet i vdekur një person në Malishevë, Policia nis hetimet
-
Një person gjendet i vdekur në një fushë në Malishevë