Një person pa shenja jete është gjetur sot rreth orës 17.00 në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, raporton KP-ja.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për KP, se bëhet fjalë për një person të moshës 82-vjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Policia ka dalë në vend të ngjarje me ç’rast ka hasur në viktimën mashkull 82-vjeçar, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi është dërguar për obduksion, ndërsa policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e këtij rasti që është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti.