Prokuroria Themelore e Ferizajt bën të ditur se dje, rreth orës 16:40 në Ferizaj një person i moshës 81 vjeçare është gjetur pa shenja jete në rrugë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i të ndjerit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.