Një 54-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë të shtunën, ka konfirmuar Policia.
Rreth orës 14:00, ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e viktimës.
Policia ka nisur hetimet si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa ka ndërmarrë të gjithë veprimet hetimore dhe forenzike për ta zbardhur ngjarjen.
“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 54 vjeç. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.