Një fëmijë 4-vjeçar është goditur sot (13:30) për vdekje nga një veturë në rrugën rajonale që kalon nëpër fshatin Carallukë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Sipas njoftimit të Policisë, fëmija është dërguar menjëherë në QKMF-në e Malishevës, por nuk ka mbijetuar nga plagët.
“Është dërguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar, fëmija është pa shenja jete. I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar pranë stacionit policor në Malishevë. Njësitet patrulluese janë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një fëmijë në Vushtrri, babai e goditi me automjet nga pakujdesia
-
Vdiq një 4-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se u godit me veturë nga një familjar
-
Vdiq në QKUK një fëmijë që u godit nga një veturë derisa ishte në biçikletë
-
Vdiq në QKUK personi që u godit nga vetura në Gjakovë
-
Vdes një fëmijë në Istog pasi u godit nga vetura