Një person ka tentuar të vetëvritet në orët e hershme të së dielës, ndërsa është dërguar në Qendrën Mjekësore Familjare në Rahovec.
30-vjeçari kishte pirë një sasi detergjenti dhe alkool dhe ishte dërguar nga e ëma në shtëpinë e shëndetit, ka thënë për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
Ai ka thënë se personi është në gjendje stabile dhe se është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
“Rreth orës 05:00, përmes telefonit është informuar Stacioni policor se ne shtëpinë e shëndetit QKMF në Rahovec një person është sjell nga nena e tij, ku sipas mjekut kujdestar viktima ka tentuar të vetëvritet duke pirë një sasi të detergjentit AVAKS, dhe një sasi të alkoolit. Patrulla ishte përgjigjur rastit ku kanë shkuar ne Emergjencë të Rahovecit, kanë kontaktuar me mjekun kujdestar sipas tij gjendja e viktimës për momentin është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm për në spitalin Rajonal të Gjakovës. Personi është i lindur 1990”, tha Xhurkaj.
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për therjen e dy personave në Rahovec
-
Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
-
Dyshohet se u vetëplagos në Junik, dërgohet në QKUK
-
Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për vrasje në Gjakovë
-
Gjendet mjet shpërthyes në një shtëpi në Rahovec, ndërhyn FSK-ja