Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një 11-vjeçar mbytet në lum në Shqipëri e një 55-vjeçar në det

Për t’i shpëtuar vapës në këto ditë të nxehta të shumtë janë qytetarët që zgjedhin detin, liqenin apo lumenjtë për t’u freskuar, por kjo e diel shënoi një bilanc të rëndë me dy viktima në Shqipëri.

Një i mitur 11 vjeç u mbyt pasditen e së dielës në lumin Rrapun, në fshatin Tokëz të Librazhdit. Mësohet se 11-vjeçari po lahej bashkë me shokun e tij, por nuk ka mundur dot të dalë i gjallë nga ujërat e lumit. Trupi i pajetë i të miturit u nxor nga ekipet e zjarrfikëses së Librazhdit, të ndihmuara edhe nga kolegët e Prrenjasit.

Ndërkohë që rreth orës 13 të kësaj të diele në plazhin e Darëzezës, dyshohet se ka vdekur sapo ka hyrë në ujë një 55-vjeçar nga Fieri. Paraprakisht policia tha se 55-vjeçari humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Një grup hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes./TCh/