Artikull i përditësuar (17:05) - Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të premten ndaj dy ish-ministrave Vesel Krasniqi e Endrit Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas njoftimit, ish-zyrtarët e lartë akuzohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dy ish-ministrat e Tregtisë dhe Industrisë kanë thënë se s’janë në dijeni për ngritjen e aktakuzës.
Prokuroria ka kërkuar që atyre t’u ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike.
“Në mbështetje të nenit 62 të Kodit penal, PSRK ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.
Shala e Krasniqi ishin ministra në kohën e koalicionit PAN. Të dy ishin pjesë e Nismës.