Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ngrihet aktakuzë ndaj burrit që rrahu bashkëshorten për një euro

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Xh.T. nën dyshimin se kishte rrahur bashkëshorten e tij për një euro.

Sipas njoftimit, Xh.T. akuzohet për “lëndim të lehtë trupor”.

“Sipas aktakuzës, me datën 27 prill 2018, rreth orës 11:00, i pandehuri Xh.T, përderisa ishte nën ndikimin e alkoolit, në shtëpinë e tij, i njëjti fillimisht kishte kërkuar nga bashkëshortja e tij t’ia jap 1 (një) euro dhe pasi që e njëjta nuk kishte, i pandehuri e godet me grusht në kokë dhe shkelm në këmbën e majtë, duke i shkaktuar viktimës lëndime trupore”, thuhet në njoftim të Prokurorisë Themelore të Pejës.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.