Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ngacmohet seksualisht një shtetase e Shqipërisë në Prizren

Ilustrim

Ilustrim

Një shtetase e Shqipërisë është ankuar në Policinë e Kosovës një person e ka ngacmuar seksualisht. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Prizren në orën 23:00 dhe pas intervistimit të dyja palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Së fundmi është diskutuar publikimi i emrave të abuzuesve seksualë në vend. Kjo iniciativë po synohet të kalohet përmes një peticioni, që deri tani e kanë nënshkruar 3.500 persona.

Megjithatë, krijimi i një regjistri publik me të dhënat e abuzuesve seksualë është e pamundur për kornizën ligjore të Kosovës, madje nga shoqëria civile dhe njohësit e çështjeve juridike thonë se është mënyrë primitive dhe jo efektive në trajtimin e këtyre rasteve.