Një prind e ka denoncuar në Policinë e Prizrenit një person i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij dhjetë vjeçare.
Vajza i ka treguar prindit të saj se përderisa po ecte rrugës, i dyshuari i kishte folur e më pas e kishte ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesët intime të trupit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas paraqitjes së rastit është informuar edhe Qendra Për punë Sociale në Prizren.
Gjatë hetimit të këtij rasti, policia ka arritur të sigurojë imazhe nga një kamerë e sigurisë. Pas kësaj është identifikuar i dyshuari mashkull i lindur më 1983 me iniciale F. Xh.
I njëjti po mbahet nën masën e arrestit policor.