Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ngacmohet një burrë në Leposaviq, i dyshuari në arrati

Shiriti i policise

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka iniciuar rast ndaj një personi në Leposaviq, që dyshohet se ka ngacmuar një burrë.

Vepra dyshohet se ka ndodhur më 5 maj, derisa rasti u iniciua si “ngacmim” të dielën, e i dyshuari aktualisht gjendet në arrati.

Sipas njoftimit policor, nuk është regjistruar ndonjë i lënduar.

‘Me datë 14.05.2023 ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ishte ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, bën të ditur Policia.