Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për pesë persona për shkak të një rrahjeje dhe të shtëna armësh ditë më parë në Lipjan.
S.A. është në paraburgim për shkak të dyshimit për veprën “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve”, ndërsa B.A., B.K., M.R., dhe R.K. për “Lëndim të rëndë trupor” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.
Sipas njoftimit, më 22 korrik 2019, B.A. dhe S.A. me disa persona tjerë dhe nga ana tjetër të pandehurit B.K., R.K. dhe M.R. me të tjerë, ishin takuar dhe kishin nisur sulmin fizik mes vete duke përdorur mjete të forta. S.A. me këtë rast kishte nxjerrë armën e zjarrit dhe kishte shtënë dy fishekë në ajër, e më pas në drejtim të të pandehurve B.K., R.K. dhe M.R. e të tjerëve. Ai kishte goditur të pandehurin B.K. në këmbë dhe M.R. në dorë.
Të gjithë këta kishin pësuar lëndime trupore nga rrahja.
-
Katër të arrestuar për vrasje në tentativë në Lipjan
-
Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për rrahjen në “Emshir”
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Zllakuqan të Lipjanit
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për “vrasje në tentativë”
-
Një muaj paraburgim katër të dyshuarve për plagosjen në Lupç të Podujevës