Nga arka e një xhamie në Gjilan mbrëmë janë vjedhur 100 euro.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është raportuar rreth orës 18:40 mbrëmë, ku thuhet se në një xhami në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan kanë hyrë persona të panjohur dhe me një mjet të fortë kanë thyer arkën dhe kanë vjedhur 100 euro, të cilat ishin mbledhur nga xhemati për nevojat e tyre.
Policia e Kosovës ka njoftuar se po merret me hetimin e rastit. Një rast vjedhje në objekt fetare ka ndodhur edhe në fshatin Drajkovcë të Shtërpcës.
Siç ka njoftuar Policia në mëngjesin e djeshëm një person ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në kishën ortodokse dhe kanë vjedhur para të gatshme rreth 3000 dinarë serb (25.50 euro).