Derisa Kosova ka hyrë në fazën e dytë të masave të reja të marra nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka rënë edhe numri i të arrestuarve.
Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës përmes raportit njofton vetëm për 9 të arrestuar, derisa javëve të fundit kjo shifër ishte dukshëm më e lartë.
Një rast raportohet në Prishtinë, 3 në Gjilan, 3 në Prizren dhe dy në Mitrovicën jugore.
Nga 18 maji në Kosovë nisi faza e dytë e masave.
Në fazën e dytë nisi edhe rihapja e floktarëve dhe salloneve të bukurisë, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregjet e gjelbra, restorantet dhe kafenetë me sistemin e sportelit, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban me leje të veçanta, qendrat e thirrjeve telefonike me lista të stafit esencial si dhe hapja e galerive dhe muzeve.
-
58 të ndaluar për mosrespektim të masave brenda 24 orëve
-
Policia arrestoi 8 persona për 24 orë për mosrespektim të masave kundër Covid-19
- Policia ndaloi të dielën 53 persona për mosrespektim të masave gjatë pandemisë
- Policia ndalon katër persona për mosrespektim të masave gjatë pandemisë
-
Policia ndalon nëntë persona që nuk respektuan masat gjatë pandemisë