Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka raportuar për nëntë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Sipas raportit ditor të policisë, pos dhunës, në dy raste kishte edhe kanosje. Në të gjitha rastet dyshohet se burrat sulmuan bashkëshortet e tyre.

Në njoftim thuhet se pesë raste të dhunës janë raportuar nga rajoni i Prishtinës, apo dy nga Podujeva, dy nga Fushë-Kosova dhe një nga Prishtina.

Nga një rast ka ndodhur në Gjilan, Ferizaj 1, Gjakove dhe Vushtrri.

Për ironi, këto ditë po mbahet fushata 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Fushata ka nisur më 25 nëntor e do të përfundojë më 10 dhjetor.