Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Alarup të Pogradecit. Nënë e bijë janë mbytur në gropën me ujë 3 metër të thellë, e cila përdorej për vaditje.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në tokën e Liri Mazellit, nënës 35 vjeçare, e cila shoqërohej nga vajza e mitur 10 vjeçarja me inicialet E.M. që po luante afër gropës me ujë, por ka rrëshqitur dhe ka përfunduar brenda saj. E gjithë skena është parë nga nëna e së miturës, e cila në tentativë për të shpëtuar të bijën është hedhur brenda rezervuarit, por është mbytur së bashku me 10 vjeçaren.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se njëra nga vajzat e 35 vjeçares, ka dalë për të kërkuar nënën dhe motrën dhe kur është përballur me ngjarjen ka kërkuar ndihmë te banorët e fshatit. Ka qenë një nga familjarët e Liri Mazellit ai që ka bërë të mundur nxjerrjen e trupave pajetë jashtë gropës me ujë.
Ndërkohë njëri nga banorët e zonës shprehet se për shkak të mungesës së sistemit ujitës, i duhet të jetojnë çdo ditë me rrezikun e gropave me ujë, të krijuara për të vaditur tokat. 35-vjeçarja ishte nënë e 4 fëmijëve. Trupi i saj dhe i vajzës 10 vjeçare, u dërguan për në banesë, aty ku pritet t’u jepet lamtumira e fundit./bw