Një nënë nga Gjakova, ka raportuar në Policinë e Kosovës për keqtrajtimin që ajo dhe vajza e saj, po marrin nga djali.
Kjo dhunë familjare u kumtua përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Djali, siç raporton policia, është në arrati.
“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se në mënyrë të vazhdueshme është duke u keqtrajtuar fizikisht ajo dhe vajza e saj me nevoja të veçanta, nga djali i saj- i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjakovë, burri raporton në Polici se u keqtrajtua nga gruaja
-
Gjakovë, nëna raporton se i është zhdukur djali
-
Gjyshja në Prishtinë raporton se nipi po keqtrajtohet nga babai i tij
-
Gruaja nga Malisheva keqtrajtohet vazhdimisht nga djali i saj
-
Një nënë në Prishtinë raporton se djali i saj i mitur, vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj saj