Një burrë është në kërkim nga Policia në Prishtinë pasi dyshohet për “keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”.
Sipas njoftimit nga Policia një grua ka raportuar se nipi i saj i mitur (djali i vajzës), është larguar nga shtëpia pasi është keqtrajtuar nga babai i tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo tutje ka raportuar se i mituri nuk mund të takohet me nënën e tij pasi prindërit janë të ndarë.
Policia tutje ka njoftuar se i dyshuari nuk është hasur nga policia.
“Viktima është intervistuar në prezencën e zyrtarit të QPS-së. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, viktima është vendosur në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.