Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet për dhunimin e një të miture në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur është kthyer me vonesë në shtëpi dhe se ajo dyshon se kjo ka ndodhur për shkak të keqtrajtimit të saj nga persona të panjohur.

Rasti thuhet se ka ndodhur të martën rreth orës 17:20 dhe po trajtohet si dhunim.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se vonesa e saj për të kthyer në shpi është keqtrajtimi i saj nga person-a të dyshuar të panjohur. Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm