Në veri të Mitrovicës, në rrugën “Zveçan”, një burrë i nacionalitetit serb është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe vajzën e tij.
“Një mashkull K/Serb është arrestuar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten K/Ashkalike dhe vajzën e tij K/serbe”, thuhet në raportin e policisë.
Vajza ka marrë lëndime të lehta trupore ku më pas ka pranuar trajtim mjekësore. I dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Rasti është duke u hetuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrahu bashkëshorten dhe vajzën e mitur, arrestohet burri nga Obiliqi
-
I dehur sulmon gruan dhe vajzën, lirohet në procedurë të rregullt
-
Burri në Mitrovicë rrah bashkëshorten, ndaj tij kishte urdhërarrest
-
Deçanasi rrah gruan dhe vajzën
-
Burri në Rahovec sulmon bashkëshorten dhe vajzën, viktimat marrin trajtim mjekësor