Dje në Drenas, policia raporton se i dyshuari mashkull K/Shqiptar, në rrethana të një depresioni psikik, në afekt, ka pranuar se vetë i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij.
Njësiti i zjarrfikëseve ka lokalizua dhe ka shuar zjarrin. Rastit ju kanë përgjigjur të gjitha njësitë relevante Policore, njësiti i KEDS-it, dhe eksperti i zjarreve.
Nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale vlerësohen të jenë te konsiderueshme.
Me vendimin e Kryeprokurorit nuk procedohet rast, i dyshuari lirohet.