Pjesëtarë të Policisë së Kosovës të rajonit të Mitrovicës kanë ndërmarrë sot paradite një operacion në katër lokacione të ndryshme në komunën e Vushtrrisë kundër armëve ilegale, me ç’rast janë konfiskuar katër armë, tre pistoleta dhe një armë gjuetie, si dhe sasi e konsiderueshme e municionit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke thënë se gjatë këtij aksioni janë arrestuar pesë persona, të cilët sipas prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të ndaluar në Vushtrri, sekuestrohen armë dhe municione
-
Arrestohet në Vushtrri i dyshuari për arsenal armësh
-
Aksion në Vushtrri, arrestohen katër persona për disa vepra penale
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar
-
Arsenali i fshehur në veri: 51 raste me armë e municion brenda 6 muajve