Të hënën në mbrëmje janë arrestuar tetë persona në pikën doganore në Vërmicë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar katër zyrtarë doganorë dhe katër qytetarë, dy nga të cilët shtetas të Shqipërisë.
Zyrtarët doganorë H.D., B.M., D.H., dhe A.Z., dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa, katër të dyshuarit tjerë me inicialet M.A., V.S., V.S. dhe L.Rr., dyshohen se kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave”, “Tregtia e ndaluar” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore”.
Prokuroria Themelore ne Prizren, për tetë (8) personat e lartcekur ka lëshuar Aktvendim për Ndalim, dhe të dyshuarit do të mbahen 48 orë në ndalim deri në një vendim tjetër.
-
Arrest shtëpiak për të arrestuarit në veri që dyshohet se morën ryshfet
-
Arrestohen tetë doganierë dhe një polic
-
Arrestohen disa doganierë e një polic në veri
-
Arrestohet një zyrtar i Doganës së Kosovës
-
Kontrabanda, paraburgim ndaj dy shtetasve të Shqipërisë dhe arrest shtëpiak ndaj 6 zyrtarëve doganorë të Vërmicës