Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Vërmicë parandalohet kontrabandimi i pajisjeve për telefon

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandimin e 500 kompleteve të pajisjeve të telefonave, të cilat janë zbuluar në një autobus në pikën kufitare në Vërmicë.

Në njoftimin e Doganës thuhet se pas ndalimi të një autobusi personi përgjegjës ka deklaruar se posedon 7 kuti me mbajtëse të telefonit, duke prezantuar edhe një deklaratë doganore shqiptare me pretendimin se ka paguar taksat doganore.

Por kontrollit të detajuar thuhet se është gjetur mall i fshehur në pjesën e krevatit dhe në pjesët e ndryshme të bagazhit të autobusit.

“Pas hapjes së pakove është zbuluar malli: Komplet për telefona i përbërë nga kufje, power bank, mbushës etj. në sasi totale 500 komplete me vlerë mbi 6000 euro”, thuhet në njoftim.

Malli gjithashtu është kontrolluar për marka të mbrojtura tregtare, mirëpo thuhet se nuk ka të stampuar logon apo përshkrim tjetër që cenon të drejtën autoriale. Mallrat janë ndalur përkohësisht deri në një vendim të ardhshëm nga sektori i kundërvajtjes doganore.

Image